Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci i dorëzoi sot përfaqësuesit të zyrës së KE në Prishtinë Renzo Davidi, përgjigjet e pyetësorit për marrëdhëniet tregtare me BE-në.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Thaci ka premtuar luftë serioze kundër korrupsionit dhe ka shprehur bindjen se shumë shpejt Kosova do të marrë edhe pyetësorin për liberalizimin e vizave.

“Thellimi i reformave, lufta kundër korrupsionit dhe elementëve të keqmenaxhimit do të jenë angazhim i përhershëm i qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Thaci.

Nga ana e tij, zyrtari evropian, Renzo Davidi ka preferuar të mos komentojë nismat e fundit të kryeministrit Thaci, duke u shprehur se KE flet përmes raportit të progresit që do të publikohet në vjeshtë.

Top Channel