Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka deklaruar se përmirësimi i situatës në Luginën e Preshevës varet nga marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përmirësimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit është i nevojshëm për të parë ndryshime pozitive në Luginën e Preshevës”, ka pohuar Halimi.

Ai ka theksuar se situata e sigurisë është shumë e brishtë për shkak të incidenteve të shumta, gjë që sipas tij ndikon në mënyrë direkte në mungesën e investimeve.

Top Channel