Topi-Gruevski, vlerësohen marrëdhëniet

14/04/2010 17:05

Presidenti i vendit, Bamir Topi, gjatë vizitës së tij në Maqedoni është takuar edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski, me të cilin ka biseduar kryesisht mbi marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, dy zyrtarët i kanë vlerësuar ato si të shkëlqyera dhe janë shprehur në favor të intensifikimit të tyre.

Gruevski ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e vendit të tij për t’i ofruar Shqipërisë përvojën në procesin e liberalizimit të vizave, gjë që është mirëpritur nga presidenti shqiptar.

Më tej Topi dhe Gruevski kanë diskutuar edhe për përforcimin e marrëdhënieve ekonomike, duke e vënë theksin tek realizimi i projekteve të Korridorit të Tetë.

Integrimi ka qenë një tjetër temë e cekur nga dy zyrtarët, të cilët janë shprehur njëzëri se ky proces është kyc për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Top Channel