Poloni, zgjedhjet presidenciale në mes te qershorit

14/04/2010 14:05

Në Poloni zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen më 13 ose më 20 qershor.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një komunikate funksionarë të lartë të Sejm, Dhomës së Parlamentit Polak.

Njoftimin zyrtar për datën e zgjedhjeve do ta japë kreu i Dhomës, Bronislaw Komorowski,i cili për momentin ka marrë në dorë funksionet e kreut të shtetit.

Zgjedhjet presidenciale duhet të zhvilloheshin në tetor, por për shkak të vdekjes së presidentit Lech Kaczynski në tragjedinë ajrore të së shtunës në Smolensk të Rusisë, votimet do të kryhen më herët.

Top Channel