Zbulohet skeleti 2 milionë vjecar

10/04/2010 16:30

Një fëmijë që ka jetuar rreth 2 milionë vjet më parë mund të ndihmojë shkencëtarët të zbulojnë rrugën e evoluimit të njeriut.

Skeleti i fosilizuar është gjetur në Malapa Sterkfontein të Afrikës së Jugut, zonë që cilësohet si djepi i njerëzimit nga profesori Lee Berger i Universitetit te Johanseburgut.

Ky zbulim është unaza lidhëse mes njeriut dhe majmunit. Në fakt bëhet fjalë për një specie tërësisht të re që gjendet në një fazë të ndërmjetme mes shimjes dhe njeriut modern. Shkencëtarët mendojnë se ky skelet do t’i ndihmojë të zbulojnë misterin e pemës tonë evolutive, pikërisht në momentin kur njeriu filloi të ecte vetëm me dy këmbë.

“Zbulimi ishte shumë emocionues”, shprehet profesori Phillip Tobias. Skeleti është vizituar edhe nga presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Top Channel