Zyrtarët grekë nga Athina njoftojnë se kryeministri vendas, Jorgo Papandreu ka patur disa telefonata me liderët e tjerë të BE-së.

Të njëjtat burime njoftojnë se shefat e Unionit diskutuan me kreun e ekzekutivit helen mbi situatën ekonomike në Europë dhe iniciativat e përbashkëta për sa i përket tregut, sidomos atij të eurozonës.

Në njoftim thuhet gjithashtu se në bisedimet e shkurtëra telefonike nuk u diskutua dhe as nuk u kërkua prej Papandreut aktivizimi dhe vënia në punë e një mekanizmi ndihme BE-FMN për Greqinë.

Top Channel