Britani, parlamenti ndalon solarin për fëmijët

10/04/2010 17:00

Parlamenti britanik ka votuar një ligj që ndalon fëmijët poshtë moshës 18 vjecare në Angli dhe Uells të përdorin solarin për nxirje.

Lajmin e bën të ditur “The Telegraph” që thekson se kjo masë është marrë pas alarmit të lëshuar nga autoritetet shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve që kanë probleme me lëkurën.

Ligji u miratua nga parlamenti pak ditë para shkrirjes së tij për shkak të zgjedhjeve që do zhvillohen në datën 6 maj. Një dispozitë e tillë ishte miratuar edhe nga Skocia.

Sipas “British Medical Journal”, 250 mijë fëmijë të grupmoshës 11-17 vjec, përdorin rregullisht solarin. Kjo formë nxirjeje konsiderohet e dëmshme dhe kancerogjene për lëkurën.

Top Channel