Njeriu i urës së Farkës

09/04/2010 18:40

Është mesditë dhe piku i trafikut në urën e Farkës është në kulmin e tij. Ndonëse një arterie rrugore nuk është nga ato që përbën rrezik të lartë për automjetetet, gjithmonë aty këtu historikisht gjendet një polic i çuditshëm rrugor.

Polici nuk është se ka ndonjë dallim shumë të madh në pamje nga kolegët e tij që patrullojnë disa metra më tutje, quhet Rexhep Qinami. Polic Xhepi vjen në vendin e punës që pa dalë dielli. “Daja” sikundër i thërrasin shoferët, është i përpiktë si një sahat zviceran. Ai punon 8 orë, aq sa edhe një një punonjës i administratës.

Madje është edhe më korrekt se ta, pasi nuk pranon kafe gjatë orarit të punës. Rexhepi është “nishani” i Urës së Farkës. Ai është pika e referimit për shoferët dhe kur vjen puna për kontrollin e dokumenteve, askush nuk kundërshton. Për Xhepin, puna si polic rrugor është një argëtim i vërtetë.

Ai ka një familje, ka njerëz që e rrethojnë, por edhe pse të gjithë i thonë të heqë dorë, ai nuk pranon kurrsesi. Por nëse polic Xhepi ka familje, ka dikë që kujdeset për të, një pjesë tjetër e të moshuarve apo personave me probleme të shëndetit mendor, nuk e kanë këtë mundësi. Ata shëtisin të lirë midis nesh dhe shpeshherë kthehen në rrezik për shoqërinë.

Ende edhe sot nuk dihet numri i saktë i personave me problemeve të shëndetit mendor të cilët shëtisin të lirë në rrugët e qyteteve tona. Për këtë kategori njerëzish ka politika të posaçme rehabilitimi. Struktura të caktuara shtetërore kanë për detyrë të kujdesen për ta. Arkida Hysenaj është drejtoreshë e inspektimeve pranë Shërbimit Social Shtetëror.

Ajo tregon procedurat që ndiqen në raste të tilla. Sipas saj, Sherbimi Social Shteteror mbulon nje rrjet te gjate institucional. “Rastet emergjente rehabilitohen ne ambientet tona dhe me pas drejtuesit e bashkive dhe komunave u sigurojne kushtet”, thekson Arkida. Por sa efikase janë këto procedura? Këtë më mirë se të gjithë e thonë rrugët e qyteteve, ku shfaqjet e anormalitetit janë edhe më të dukshme.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel