Meshkujt, seksin ua imponon truri

09/04/2010 17:00

Që meshkujt i shikojnë shpesh herë femrat si objekte seksuale, kjo dihej tashme por konfirmimi shkencor i ka vënë kapakun këtij fakti.

Shikimi i thellë i mashkullit kur para tij kalon një femër simpatike, ka për qëllim thjesht joshjen e saj. Kjo vjen si rezultat i një miksi hormonal por nuk do të thotë se të gjithe meshkujt i ngjajne Tiger Woods-it.

Në këtë përfundim del psikiatrja Louann Brizendine në librin “Truri i mashkullit”. Ajo gjithashtu drejton edhe “Women’s Mood and Hormone Clinic” në San Francisco si dhe jep mësim në Universitetin e San Francisco-s. Louann është bërë e famshme nga libri i publikuar kohë më parë, “Truri i një gruaje”.

Top Channel