“Vetevendosje”, bojë të zezë Gjykatës Kushtetuese

09/04/2010 12:00

Aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë hedhur sot bojë të zezë ndaj ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila shënoi sot dy vjetorin e krijimit.

Përmes një komunikate për shtyp, lëvizja e drejtuar nga Albin Kurti ka deklaruar se, me këtë aksion simbolik u shpreh kundërshtimi ndaj Kushtetutës së imponuar dhe vendimeve anti-kombëtare të gjykatës.

Në dokument thuhet më tej se hedhja e bojës është bërë edhe për të protestuar ndaj faktit se Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë gjyqësor i propozuar nga Marti Ahtisari.

Top Channel