“Abuzoi” në Facebook, djali con nënën në gjykatë

09/04/2010 12:05

Nënë e bir në gjykatë, njëri kundër tjetrit. Akuzat e djalit ndaj nënës janë pikërisht për përdorimin e profilit të tij në Facebook, modifikimin e password-it…me pak fjalë abuzim të privatësisë.

Nëna pranon që e ka bërë këtë gjë, pasi i riu kishte harruar të cregjistrohej nga kompjuteri i saj. Ngjarja ka ndodhur në një familje amerikane. Gruaja ka shkruar edhe dy-tri gjëra në profil, por pa krijuar probleme. Por kryesorja është se gruaja u shqetësua kur lexoi se i ri biri kishte drejtuar makinën me 150 kilometra në orë, ndaj i është dukur normale të kuptojë më saktë se cila ishte jeta sociale e djalit të saj. Megjithatë edhe pse ka shkuar në gjykatë, nëna është e gatshme ta falë të birin për akuzat e tij për abuzim.

Djali nga ana e tij, është i lënduar për faktin se i është dhunuar privatësia dhe nuk e pranon aspak këtë kujdes të nënës.

Top Channel