Nënsekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Prishtinë se Shtetet e Bashkuara mbështesin të ardhmen evropiane të Kosovës.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaci, Steinberg është shprehur se Kosova ka bërë një progres “të mrekullueshëm” në dy vitet e fundit.

Gjithashtu, zyrtari amerikan ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. “SHBA ndihen shumë të lidhura me popullin e Kosovës dhe janë dakord që të shohin të gjitha komunitetet në një të ardhme në BE dhe strukturat e tjera”, ka pohuar Steinberg.

Më tej, Steinberg ka vlerësuar angazhimin e Prishtinës zyrtare për integrimin e komunitetit serb në institucione dhe ka përshëndetur krijimin e komunave të reja me shumicë serbe.

Top Channel