SHBA, e ëma e qorton, vret veten 6 vjecarja

08/04/2010 18:30

E ëma i bërtet por nuk e ka ditur se ky gjest do rezultonte fatal për fatin e të bijës 6 vjecare.

Vogëlushja Samantha Kuberski është mbyllur në dhomën e saj dhe ka vrarë veten pasi mamaja e saj e ka qortuar. Ajo është gjetur e pajetë pak minuta pasi e ëma e mbylli në dhomë, ku kishte varur veten me një litar.

Ky është përfundimi i mjekut ligjor për ngjarjen e ndodhur në 2 dhjetor në McMinnville edhe pse sipas raportit të policise, bëhet fjalë për një incident. Ky rast ka ngjallur një debat të madh në SHBA.

“Nuk besojmë se një fëmijë i asaj moshe ka qëllime për të vrarë veten”, tha për mediat lokale shefi i policisë së McMinnville, Dennis Mark.

Top Channel