Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës.  Dy të rinjtë, njëri 25 dhe tjetri 26 vjec e denoncuan sulmin në polici.

Ata thanë se u sulmuan pa shkak. Në fillim serbët kishin filluar t’i ofendonin me sharje me sfond etnik dhe më tej kishin filluar t’u gjuanin me gurë. Njëri prejt tyre pasi u rrëzua nga bicikleta ra pre e dhunës së serbëve, ndersa tjetri arriti të largohej nga vendi i ngjarjes duke u drejtuar tek një njësi policore në afërsi të zonës së “Tre rrokaqiejve” në veri të Mitrovicës.

Viktima, 26-vjeçar ka marrë plagë në kokë dhe në trupi, ndaj është dërguar në spitalin e Mitrovicës. Sipas raportit mjekësor, lëndimet konsiderohen të lehta. Ndërsa  viktima tjetër e sulmit u rikthye më tej në vendngjarje i shoqëruar nga policia, por nuk mundi të identifikojë agresorët. Hetimet për gjetjen e fajtorëve po vazhdojnë.
 

 

Top Channel