Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka njoftuar sot në një konferencë për shtyp njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti afrikano-jugor i Zuazilandit.

Sipas Pacollit, kjo njohje ka ardhur nga lobimi që ai vetë ka kryer me ministrin e Jashtëm të këtij vendi Lutfo Ephraim Dlamini.

Kreu i AKR ka saktësuar se nota e njohjes nga mbretëria e Zuazilandit do t’i vijë Prishtinës zyrtare ditën e hënë, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe njohje nga Guinea e Re.

Më tej Pacolli ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesë strategjie në lobimin për pavarësinë, duke qenë se këtë vit shteti i ri është njohur vetëm nga një vend.

Top Channel