Liderët e katër partive kryesore në Maqedoni nuk kanë rënë dakord për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga kryeministri Gruevski, por janë pajtuar që ato të diskutohen më parë nga grupe ekspertësh.

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti pas takimit ka vlerësuar me nota pozitive marrëveshjen për shqyrtimin e propozimeve nga ekspertët e partive politike.

“Të analizohen propozimet e partive. Nëse ato do të përkrahen, kjo do të jetë shumë pozitive dhe brenda muajit do të ketë një takim tjetër, me qëllim që grupet të arrijnë një marrëveshje”, ka pohuar Ahmeti.

Top Channel