Diamanti blu thyen rekordin, shitet 6.4 mln dollarë

08/04/2010 16:05

Një diamant i rrallë ngjyrë blu është shitur në ankand për 6.4 milionë dollarë.

Ankandi u zhvillua në Hong Kong dhe sipas të dhënave, ky cmim thyen rekordin e vitit 2009 edhe pse gjatë dy viteve të fundit tregu i gurëve të cmuar ka pësuar një ngadalësim për shkak të krizës botërore. Diamanti i cmuar është blerë nga pasanikja angleze 80 vjecare Alisa Moussaief.

Ajo është shprehur e kënaqur për blerjen, duke thënë se arriti ta zotëronte diamantin për një vlerë më të vogël se ajo e tregut. Diamanti ishte vlerësuar nga “Sotheby” 4.6 deri në 5.8 milionë, cmim të cilin organizatorët e kishin quajtur shumë të ulët.  

Top Channel