Policia e Bosnjë Heregovinës ka konfiskuar një sasi të madhe droge, origjina e së cilës ishte Shqipëria.

Sipas njoftimit në radio Evropa e Lire, mësohet se janë sekuestruar 155 kilogramë kanabis, janë arrestuar 7 persona, ndërsa objektiv ishte kontrabanda e lëndës narkotike në Bosnjë dhe Mal të Zi.

Ndërkohë sipas Associated Press, aksioni policor ishte ndërmarrë pas një hetimi të përbashkët, gjatë disa muajve, nga autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi dhe Slloveni.

Top Channel