599 GTO, mbërrin modeli i ri i Ferrari-t

08/04/2010 12:55

Mbërrin Ferrari më e shpejtë në histori.Quhet 599 GTO, bëhet fjalë për një makinë rruge dhe do të jetë vetëm në 599 ekzemplarë.

Prezantimi zyrtar i makinës do të jetë në muajin prill në sallonin e automjeteve në Pekin. Kostoja e kësaj makine të vecantë do të jetë mbi 300 mijë euro.

Kjo është kryevepra e radhës e Maranello-s, motor 12 cilindërsh, 670 kuaj fuqi dhe shpejtësia maksimale do të jetë 335 kilometra në orë.Ferrari 599 GTO ka thyer cdo rekord dhe pritet që të ketë një sukses të vërtetë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel