Forumet, Kuvendi i PD ende pa datë

07/04/2010 08:50

Selia blu nuk e ka vendosur ende datën në të cilën do të mbajë zgjedhjet e saj për anëtarët e Kryesisë së re dhe sekretariatit qendror.

Burime pranë PD-së bëjnë të ditur se ende nuk ka një datë të përcaktuar për sa i përket mbledhjes së Këshillit Kombëtar, i cili do të bëjë edhe këtë përzgjedhje.

Këshilli duhej të mblidhej në fund të vitit të kaluar, por ai është shtyrë për t’u mbajtur në një datë të dytë nga kreu i PD-së, njëkohësisht Kryeministri Sali Berisha.

Demokratët bëjnë gjithashtu të ditur se favoritë për të qenë pjesë e Kryesisë të re janë edhe 30 emrat e parë më të votuar të Këshillit Kombëtar të zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Duke parë listën e përzgjedhur në muajin dhjetor, vihet re se emrat e rinj mes më të votuarve në Këshill, janë ato të deputeteve demokrate Mesila Doda dhe Rajmonda Bulku, është prefekti i Tiranës, Keltis Kruja dhe zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.

Gjithsesi pavarësisht emrave favoritë, gara për Kryesinë e re të demokratëve, pritet të ofrojë edhe surprizat e saj, nisur edhe deklaratat e Kryeministrit Berisha se rinovimi i strukturave është një politikë që PD do ta ndjekë në këto zgjedhje.

Top Channel