Asgjë nuk zhduket, gjithçka shndërrohet. E teksa metamorfoza e sendeve të tjera ka shpesh një itinerar të panjohur, për monedhat, paratë, mjetin më të përhapur të shkëmbimit, çdo shndërrim është një gjurmë në histori.

Në Bankën Kombëtare të Shqipërise në një dhomë të posacme prej kohësh ruhen metalet dhe kartmonedhat shqiptare. Në këtë ambient githcka është sekret. Askush nuk lejohet të filmojë apo të shuajë kureshtjen më shumë sec duhet.

Paraja gjithmonë është parë si vlerë shkëmbimi. Për Nikollaq Xharon koleksionist dhe specialist ato kanë edhe vlera numizmatike.

“Mbas shpalljes së pavarësisë filloi emetimi i kartmonedhave sepse monedhat ishte e veshtirë të prodhoheshin”, thotë Nikollaqi.

Historia e monedhës shqiptare daton në vitin 1926. Në këtë kohe lindi kartmonedha e parë kombëtare me vlerë 5 lekë baraz me një frang ari.

“Shqiponja ishte me një kokë dhe pasi u emetua pati protesta të cilat detyruan këto emetime të mblidhen”, tregon Nikollaqi.

Në këtë kohë të lavdishme për monedhën shqiptare dhe vlerën e saj të lartë, deri në 1939 në treg qarkulluan franga ari.

Specialistët thonë se leku i është përshtatur ndryshimeve historike. Pas  pushtimit italian në treg nisën të qarkullojnë monedha me portretin e Viktor Emanuelit të tretë.

“Ndryshimi midis periudhës së republikës dhe mbretërisë është se emërtimi nuk është me franga ari, por me franga”, shpjegon Nikollaqi.

Përqafimi nga Shqipëria i sistemit socialist, solli një erë të re në emetimin e lekut. Objektet që dominojnë në këtë periudhë i referoheshin rindërtimit të vendit pas shkatërrimeve të Luftës së Dytë Botërore.

“Nga 29 nëntori 1944 deri në 1 maj në 45 kishim kartmonedhat e kohës së Zogut, më pas doli seria e parë me emërtimin ‘lek’”, thotë Nikollaqi.

Ndryshmi i sistemit solli edhe emetimin e lekëve të rinj. Tashmë këto imazhe u zëvendësuan me figura të njohura të kombit tonë si Ismail Qemali, Naim Frashëri, Skënderbeu e kështu me rradhë.

Në 84 vitet e historisë së parasë shqiptare ndryshime pësuan edhe elementet e sigurisë apo përmasat.  

“Kartmonedhat e periudhës së Zogut kanë në pjesën e sigurisë një portret të Skënderbeut, ndërsa në periudhën e pushtimit italian, portreti i Viktor Emanuelit, ndërsa pas clirimit kishin një PKSH”, rrëfen Nikollaqi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel