Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk ka kundërshtuar ndihmat dypalëshe për Greqinë të parashikuara nga Bashkimi Evropian, “edhe pse i shikon si jo të domosdoshme”.

“Nëse Athina do të kishte vështirësi për të kryer pagesat, mund të ndihmohet në nivel bilateral nga vendet e BE-së ose mund t’i drejtohet FMN-se”, ka deklaruar Merkel.

“Nuk besoj se Greqia ka nevojë për momentin për para dhe këtë e ka konfirmuar vetë qeveria greke”, është shprehur ajo.

Top Channel