Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka deklaruar se, Greqia do t’i paguajë borxhet e saj dhe nuk do të shkelë afatet kohore.

“Greqia ka nje qeveri të fortë dhe një popull kurajoz. Po kthehemi në rrugën e stabilitetit”, ka pohuar Papandreu.

Për shkak të krizës së thellë ekonomike në të cilën ka rënë, Greqisë i është dashur të përballet së fundmi edhe me ironitë e oligarkëve rusë, të cilët kanë propozuar që i gjithë shteti helen të dalë në shitje, në mënyrë që të paguhet deficiti.

Top Channel