Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka folur me optimizëm për daljen e Greqisë nga kriza financiare pas miratimit nga qeveria të një projekti për shkurtimin e ndjeshëm të shpenzimeve.

Në vijim ajo ka theksuar se shtetet europiane duhet të luftojnë deri në rrënjë problemin me borxhin e brendshëm, për të evituar falimentimin e shtetit, ashtu sic mund të ndodhë në rastin e Greqisë.

Ndërkohë, kryeministri Papandreu ka siguruar Bashkimin Europian se Greqia do t’i paguajë të gjitha borxhet, por shtoi se nëse në tregjet financiare nuk do vendosen rregulla strikte, atëherë Greqia nuk do jetë viktima e vetme.

Top Channel