Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski dhe homologu i tij grek Jorgos Papandreu, do të takohen të enjten për të biseduar për cështjen e emrit.

Takimi i shumëpritur do të mbahet në Bruksel, në kuadër të samitit të rregullt të Bashkimit Evropian.

Ai do të shërbejë gjithashtu për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për intensifikimin e negociatave të drejtuara nga Kombet e Bashkuara.

Mediat maqedonase njoftojnë gjithashtu se brenda muajit do të zhvillohet edhe takimi i radhës mes ndërmjetësit Metju Nimic dhe negociatorëve grekë e maqedonas.

Top Channel