Një bombë ka shpërthyer gjatë natës në Athinë, objektiv i të cilës ka qenë një përfaqësues i komunitetit pakistanez në kryeqytetin helen.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave shpërthimi u paralajmërua përmes disa telefonatave anonime.

Nuk është hera e parë që komuniteti pakistanez, ashtu si dhe ai i Bangladeshit, bëhet objekt i kërcënimeve dhe akteve vandale nga ana e grupeve të ekstremit të djahtë.

Top Channel