Analisti amerikan Daniel Server ka vlerësuar me nota pozitive planin e hartuar nga qeveria e Kosovës dhe ICO për integrimin e veriut.

Megjithatë eksperti i cështjeve të Ballkanit ka paralajmëruar se zbatimi i kësaj strategjie nuk do të jetë i lehtë pasi do të kërkojë bashkepunimin e Beogradit.

“Do të jetë një detyrë e vështirë, që do të marrë mjaft kohë dhe do të kërkojë bashkëpunim nga Beogradi”, ka pohuar Server.

Më tëj ai ka ngritur problemin e strukturave paralele, të cilat sipas tij veprojnë në bazë të udhëzimeve te Beogradit dhe janë autoriteti kryesor në veri.

Top Channel