Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci po zhvillon një vizitë në Kosovë me ftesë të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në përfundim të takimit, Thaci e ka vënë theksin tek problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Maqedonise.

“Pozita e shqiptarëve cdo ditë bëhet edhe më e rëndë, madje më e rëndë se në periudhën e komunizmit dhe tranzicionit. Përvec diskriminimit etnik, shqiptarët po ballafaqohen edhe me diskriminimin e rëndë ekonomik”, ka deklaruar Thaci.

Ndërsa Haradinaj ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve mes partisë së tij dhe PDSH-së dhe ka shprehur interesin e tij për t’u informuar mbi situatën në Maqedoni.

Top Channel