Komisioneri i BE për Zgjerimin, Shtefan Fule, tha sot në Prishtinë se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

Ai kërkoi që kosovarët të shpejtojnë rrugën drejtë BE-së, duke zbatuar detyrimet që dalin nga raporti i fundit i Komisionit Evropian, sidomos në fushat e sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Në disa fusha presim përparime, sidomos në atë të sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit, krimit të organizuar dhe po ashtu presim dhe një qeverisje të mirë”, ka pohuar Fule.

Zyrtari evropian u premtoi sërish kosovarëve se edhe ata një ditë do të përfshihen në procesin e liberalizimit të vizave.

Top Channel