Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi shprehet se Kosova do të përfaqësohet si shtet në Samitin e Brdo-s në Slloveni, pasi sipas tij edhe ftesa për pjesëmarrje i është bërë kryeministrit Thaçi në këtë cilësi.

Udhëheqësit kosovarë thonë se Kosova do të marrë pjesë në forume rajonale vetëm si e barabartë me vendet tjera të rajonit. Këtë qëndrim e ka përsëritur gjatë një vizite në Bruksel edhe presidenti Fatmir Sejdiu, duke theksuar se gjithçka që vlen për shtetet tjera, duhet të vlejë edhe për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, bën të ditur Telegraf, tha se Serbia po përpiqet ta pengojë në vazhdimësi pjesëmarrjen e Kosovës në takime ndërkombëtare dhe sipas tij, BE-ja duhet t’i bëjë presion Beogradit që të heqë dorë nga “politika e konfrontimeve”.

Top Channel