Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon pritet që në qershor të largohet nga kreu i misionit të BE-së në Kosovë dhe në vend të tij të vijë Xavier de Marnhac, ish komandant i KFOR-it.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës “Zëri”, se shefit aktual të EULEX-it mandati i skadon nga mesi i qershorit të këtij viti dhe se deri më tash të vetmit që i është kërkuar CV është Xavier de Marnhac, i cili në krye të forcave paqeruajtëse në Kosovë ka shërbyer nga shtatori i vitit 2007 deri në shtator të vitit 2008.

Megjithatë, zyrtarët e EULEX-it kanë thënë se çështja e vazhdimit të mandatit të Kermabo do të diskutohet nga shtetet anëtare të BE-së.

Top Channel