Pas humbjes së zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës është përfshirë nga ethet e ndryshimit të lidershipit.

Një nga anëtaret e kryesisë, Melihate Tërmkolli  është dorëhequr duke kërkuar edhe largimin e kryetarit, me post të ngrirë, Fatmir Sejdiu

“Kam kërkuar që për arsye të humbjeve të thella në dy palë zgjedhjet e fundit, që janë pasojë e defaktorizimit të plote të LDK-së, dëmtimin e interesave të vendit, ne vecanti me koalicionin e panatyrshëm dhe përgjegjesisë që ka udhëheqja për këto procese; Sejdiu dhe kryesia të japin doreheqjen”, u shpreh Tërmkolli.

Zonja Tërmkolli njihet si një zë kritik ndaj koalicionit qeverisës LDK-PDK. Sipas saj qyetarët e kanë ndëshkuar LDK-në sepse kjo e fundit nuk ka mbajtur premtimet ndaj tyre.

Top Channel