Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë fjalimit të mbajtur para Këshillit të NATO-s ne Bruksel ka deklaruar se BE duhet t’i bëjë presion Serbisë për të luajtur një rol konstruktiv ndaj Kosovës.

Kreu i shtetit kosovar është shprehur se marrëdhëniet Kosovë-Serbi duhet të jenë kusht për anëtarësimin e kësaj të fundit në union.

Më tej Sejdiu ka folur edhe për cështjet ushtarake, ku ka kërkuar që trupat e FSK-së të marrin pjesë qoftë simbolikisht në misionet ndërkombetare.

Ndërsa përsa i përket veriut, Sejdiu bëri sërish përgjegjës Beogradin për kontrabandën dhe krimin ekonomik që është i pranishëm në këtë zonë.

Gjithashtu, ai kërkoi nga Brukseli dhënien e një udhërrëfyesi për përfshirjen e Kosovës në procesin e heqjes së vizave.

Top Channel