Ambasadori amerikan ne Shkup ka nxitur serish politiken maqedonase te punoje per arritjen e nje zgjidhjeje diplomatike per ceshtjen e emrit.

Gjate nje bisede ne nje universitet Filip Riker tha se Maqedonia dhe maqedonasit nuk rrezikojne aspak identitetin e tyre nga ky proces.
 
“Mos i veshtiresoni gjerat dhe mos imagjinoni gjera nuk ekzistojne. Duhet te fokusoheni ne realizimin e qellimeve tuaja”, u shpreh Riker.

Ambasadori theksoi se qendrimi i SHBA-ve per ceshtjen e emrit mbetet i pandryshueshem.

Riker keshilloi zbatimin e Marreveshjes se Ohrit, pasi eshte nje udherrefyes per zhvillimin e vendit.

Top Channel