Kroaci, papunësia arrin në nivel rekord
17/03/2010 18:30
Papunësia në Kroaci ka arritur në nivelin më të lartë në pesë vitet e fundit. Sipas analistëve, ky fenomen pritet të arrijë në 18.2% të fuqisë punëtore.
Si pasojë e krizës financiare, ekonomia kroate pati nje rënie me 6 përqind. Rënia ekonomike pritet të vazhdojë edhe në çerekun e parë të këtij viti.
Ndërkohë, Kroacia po kalon një tjetër problem, atë të ngritur nga fermerët, të cilët kërkojnë nga qeveria kushte më të mira.
Top Channel