Marrëdhëniet mes Greqisë dhe komunitetit ndërkombëtar kanë hyrë në një rreth vicioz.

Vendet e eurozonës nuk po bien dakord për ndihmën që i duhet dhënë shtetit helen, i cili nga ana e tij deklaron se, nuk mund të bëjë një kërkesë pa ditur se cfarë mund të marrë.

Masat anti-krizë të miratuara nga qeveria Papandreu kanë acaruar edhe Kishën Ortodokse, e cila për herë të parë në historinë e Greqisë po tatohet.

Ndërkohë, situata është ironizuar edhe më shumë, kur pas propozimit të Gjermanisë që Greqia të shesë disa ishuj, ka ardhur një propozim i ri nga Moska, që sugjeron shitjen e komplet shtetit grek.

Një miliarder rus ka propozuar që Greqia të dalë në shitje përmes projektit te “Gazprom”, i cili sipas tij do t’i jepte cdo shtëpie ne Greqi nga një pishtar olimpik.

Top Channel