Gjykata e Hagës ka caktuar 9 qershorin si datën kur Maqedonia do t’i kundërpërgjigjet argumenteve të Greqisë, pas padisë së ngritur nga Shkupi për shkelje të marrëveshjes së vitit 1995, për respektimin e emrit kushtetues.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave për Greqinë, e cila do të japë llogari për pretendimet e Shkupit, është caktuar data 29 tetor.

Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së bërë nga autoritetet maqedonase, për një afat prej katër muajsh për të shqyrtuar përgjigjet e para që i duhen dhënë Athinës.

Shkupi pretendon se përmes shkeljes se marrëveshjes së vitit 1995, Greqia ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Top Channel