Forca kryesore opozitare ne Greqi, Demokracia e Re akuzon kryeministrin helen, Jorgo Papandreu se po manipulon me shifrat e deficitit financiar te vendit.

Ne nje deklarate per shtyp nje perfaqesues i larte i partise opozitare akuzoi Papandreun per manipulim te shifrave te deficitit, ne menyre qe te fajesoje forcat opozitare per gjendjen e mjere financiare si dhe per te justifikuar masat e ashpra, qe sipas tyre varferojne greket.

Qeveria Papandreu po perballet me nje vale protestash dhe presionesh ne vend mbi masat e miratuara prej saj per te dale nga kriza financiare qe ka perfshire vendin. Papandreu vete ka kerkuar ndihme prej vendeve europiane, ndihme qe per momentin eshte ofruar vetem prej Frances.

Top Channel