Termocentrali i ri “Kosova e re” do te ndertohet ne vendodhjen e termocentralit “Kosova B” dhe jo ne ate te “Kosova A” sic ishte parashikuar.
Teksa qeveria ka perzgjedhur kater kompanite finaliste, per tenderin, nje nga ceshtjet qe diskutohet eshte perqindja e aksioneve qe do te kete qeveria e Kosoves ne termocentralin e ri.
“Pjesemarrja e qeverise ne termocentralin ‘Kosova e re’ dhe pjesemarrja e qeverise ne termocentralin ‘Kosova e re’ me pjesemarrjen e ‘Kosoves B’ ose thene ndryshe sa eshte vleresuar termocentrali ‘Kosova B’ e cila do te jete pjese e ketij pakti. Per pjesemarrjen flitet diku mbi 25 perqind”, eshte shprehur ministrja e Energjise dhe Minierave ne Kosove, Justina Pula Shiroka.
Gjate takimit te fundit drejtuesi i projektit “Kosova e re” ra dakord per krijimin e dhomes se te dhenave qe do te vihen ne dispozicion per kater konsorciumet e seleksionuara per ndertimin e termocentralit te ri, ministrja e Energjitikes beri te ditur se komiteti drejtues do te angazhoje dhe nje grup ekspertesh vendas te cilet do te bejne shqyrtimin e pakos se dokumentave qe do te ofrohen nga kater kompanite e tenderit.
“Kjo dhome do te begatohet me te gjitha imputet prej KEK-ut, zyres se Komisionit te Pavarur te Minierave, Zyres se Rregullatorit te Energjise”, tha Shiroka.
Fituesit do te perzgjidhen ne shtator dhe punimet pritet te fillojne vitin qe vjen.
Top Channel