Nje automjet i misionit EULEX eshte sulmuar gjate nates ne piken kufitare numer 31, ne veri te Kosoves.

Lajmin e kane konfirmuar burime policore lokale, sipas te cilave persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme ndaj makines dhe me pas kane hedhur nje mjet shperthyes ne drejtim te saj.

Per fat te mire, bejne te ditur burimet, nga sulmi nuk ka pasur persona te lenduar, por vetem disa deme materiale qe ka pesuar automjeti i misionit nderkombetar.

Burimet shtojne me tej se policia e EULEX ne bashkepunim me ate kosovare po kryejne hetime per identifikimin dhe arrestimin e agresoreve.

Top Channel