Deputete opozitare ne Kosove braktisen te enjten sallen e parlamentit. Partia e udhehequr nga Ramush Haradinaj u largua ne shenje proteste per vendimin e Kryetarit te Parlamentit te Kosoves, Jakup Krasniqi, i cili largoi nga salla e Kuvendit shefin e grupit parlamentar te AAK-se, Ardian Gjini.

Grindja dhe mbi te gjitha fjalori i Ardian Gjinit nuk i kane pelqyer te parit te Kuvendit, Krasniqi i cili fillimisht i ka kerkuar Gjinit qe te kerkoje falje.

Mirepo kur ky i fundit refuzon me pas Jakup Krasniqi i thote qe te dale jashte. Pas shefit te grupit parlamentar te AAK, nga salla u larguan edhe deputete te tjere te kesaj partie opozitare.

Ardian Gjini njihet per kritika te ashpra ndaj perfaqesuesve te pushtetit, ndersa fjalori qe perdor ai ka raste kur edhe kritikohet.

Megjithe largimin e ketyre deputeteve nga salla, Parlamenti i Kosoves ka vazhduar punimet e tij duke miratuar ne parim  ndryshimet ne ligje por edhe projektligje te tjera.
 
 

Top Channel