Gjate nje jave fushate zgjedhore ne komunen e Gjilanit, kandidatet per kryetar kane perdorur nje gjuhe te ashper politike dhe ne disa raste edhe fyese.

Konstatimi eshte bere nga OJQ-ja “Demokracia ne Veprim”, e cila ka monitoruar dhe do te vazhdoje te monitoroje fushaten.

Organizata ne fjale ka bere te ditur gjithashtu se do te monitoroje edhe procesin zgjedhor qe do te zhvillohet me date 14 ne Gjilan.

Ajo do te angazhoje 169 vezhgues, te cilet do te mbulojne te gjitha qendrat e votimit, si dhe ekipe levizese qe do te monitorojne situaten.

Vendimi per perseritjen e zgjedhjeve ne Gjilan u mor nga KQZ. Ne kete proces do te garojne vetem dy parti, PDK-ja e kryeministrit Thaci dhe LDK-ja e presidentit Sejdiu.

Top Channel