Greqia ka hedhur syte drejt Shteteve te Bashkuara per te siguruar nje ndihme ne tejkalimin e krizes.

Papandreu nis viziten 4 ditore ne Shtetet e Bashkuara dhe ajo qe kerkon te shohe nje angazhim me i madh i Amerikes, per te vendosur rregulla me te ashpra mbi fondet  investimet dhe tregtaret e valutes.

“Uashington nuk do te kundronte, ndersa kriza ne vendin tim do te thellohej me shume”, tha Papandreu.

Papandreu paralajmeroi se kriza financiare mund te kete pasoja negative per Europen po nuk eshte cudi qe pasojat  mund te kalojne edhe ne Amerike.

“Kriza aktuale e euros mund te sjelle efekte domino duke rritur koston e huase edhe per vende te tjera me deficit te larte dhe te sjelle paqendrueshme te kurseve te kembimit ne mbare boten”, u shpreh Papandreu.

Shefi i qeverise greke ka marre nga Klinton premtimin nga Klinton se Uashingtoni do ta ndihmoje perpjekjet e Greqise per ta kthyer ne binare ekonomine e vet te cale .

“E di se jane dite te veshtira per Greqine, po duhet te vleresoj rolin e Papandreut per menaxhimin e sfidave qe e priten me te marre kete post. Ne mbeshtesim Greqine dhe masat e forta ekonomike qe ajo po merr”, u shpreh Klinton.

Top Channel