Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka deklaruar se ndarja e Kosoves do te rihapte ceshtjen e ndryshimit te kufijve ne te gjithe Ballkanin.

Ne nje interviste per nje radio kosovare, Hyseni eshte shprehur se opsioni i ndarjes se Kosoves propozohet qellimisht nga Beogradi per te pare reagimin e Prishtines.

“Po te kete ndarje, ndryshimi i kufijve nuk do te ndalet ne Kosove, por do te perfshije te gjithe Ballkanin. Kerkesa per ndarje nenkupton destabilizimin e te gjithe rajonit”, ka pohuar Hyseni.

Duke theksuar se Kosova nuk do te ndahet, shefi i diplomacise kosovare ka nenvizuar se me qendrimin e saj Serbia po tenton te bllokoje integrimin e rajonit ne BE.

Top Channel