Lideret e Kosoves kane bere betimin ne varrezat e deshmoreve ne Prekaz te deshmoreve, diten e dyte te sakrifices per familjen Jashari, qe ne Kosove njihet si Epopeja e UCK-se.

Presidenti Fatmir Sejdiu prane varrit te komandantit te UCK-se, Adem Jashari vizitoi edhe kullen e familjes Jashari duke vleresuar se shembelltyra e tyre eshte unikale per te gjithe njerezit qe duan lirine.

“Per ne mbetet borxh i mjaftueshem qe amaneti i tyre per lirine e vendit dhe ndertimin e tij ta cojme perpara dhe gjithashtu Kosoven ta bejme ashtu sic e kane dashur ata qe kane rene per lirine e saj”, eshte shprehur Sejdiu.

Nderimet e tyre i kane marre kryeministri i Kosoves, anetaret e qeverise dhe kryeparlamentari i Kosoves, Jakup Krasniqi.

I pari i parlamentit te Kosoves, deklaroi se fshati Prekaz eshte vendi qe bashkoi te gjithe shqiptaret fale luftes se te ciles kjo pjese e popullit shqiptar gezon lirine.

“Gjithe shteti dhe qytetaret nderojne dhe respektojne komandantin e UCK-se Adem Jashari, familjen Jashari, UCK-ne, deshmoret e lirise me energjite e reja qe marrin per te ardhmen tone”, deklaroi Thaci.

“Te gjitha rruget e Kosoves vijne ne Prekaz, per te nderuar dhe perkulur para atyre qe gjithcka qe e paten e dhane per lirine e vendit”, shtoi Krasniqi.

Nderimet per deshmoret e luftes ne Kosove do te vazhdojne edhe te dielen ne mbremje ku ne kete fshat te Drenices mbahet e ashtuquajtura Nata e Zjarreve.

Top Channel