Policia bullgare, ne nje operacion anti-droge te kryer ne qytetin juglindor Stara Zagora, ka sekuestruar 73 kilograme heroine te cilesise se larte.

Lajmin e bejne te ditur agjencite bullgare, sipas te cilave agjentet qe kryen operacionin kane arrestuar edhe pese persona, anetare te nje grupi kriminal.

Sipas burimeve, lenda narkotike ishte fshehur ne dy automjete, njera prej te cilave transportonte 117 paketa, ndersa tjetra 29.

Burimet shtojne me tej se heroina e sekuestruar dyshohet se kishte si destinacion vendet e Evropes perendimore.

Bullgaria eshte nje nder akset kryesore ku heroina afgane, pas Turqise kalon per te arritur ne vendet e Bashkimit Evropian.

Top Channel