Pavaresisht se kriza e Greqise mund te vendose ne rrezik euron, ekspertet e ekonomise ne Kosove besojne se ky vend ka qene me fat qe Europa e lejoi te perdoren kete monedhe pa qene anetare e Eurozones.

Kosova e shpalli euron si monedhe zyrtare ne vitin 2002 dhe shume kane pasur bindjen se shtetit te ri i nevojitet me shume nje monedhe e saj, por ekspertet vleresojne se duke marre parasysh cilesine e politikeberjes ne Kosove, zgjedhja e euros ka qene nje veprim i mire.

Euro eshte forcuar ndjeshem ne tregun nderkombetar kundrejt te gjitha monedhave te tjera qe nga ajo kohe, gje qe i ka bere kosovaret te vuajne luhatshmeri te forta ne cmimet e mallrave te konsumit.

“Per nje ekonomi te vogel dhe te hapur, perdorimi i euros qe shume pozitiv”, thote Gani Gerguri, zevendespresident i Bankes Qendrore te Kosoves. Vendosja e stabilitetit makroekonomik eshte nje sfide e vazhdueshme per shume vende te rajonit, por Kosova e ka zgjidhur kete problem me euron, komentoi ai.

Top Channel