Hage, Karaxhic dorezon kornizat e mbrojtjes
02/03/2010 10:50
Ka rinisur sot ne Hage procesi ndaj ish-liderit te serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, i cili ka dorezuar kornizat e mbrojtjes se tij.
Karaxhic perballet ne kete proces me 11 akuza, mes te cilave ajo per genocid, krime lufte dhe krime kunder njerezimit gjate luftes ne Bosnje.
Gjykimi rifilloi diten e djeshme, ku Karaxhic ne fjalen e tij deklaroi se kauza serbe ishte “e shenjte dhe e drejte”.
Nderkohe, diten e neserme trupi gjykues do te degjoje deshmitarin e pare te pales se akuzes.
Top Channel