Angli, bunkeri del ne ankand ne eBay

01/03/2010 09:00

Nje strehe nentokesore ne formatin e nje bunkeri, ka dale ne shitje ne Britanine e Madhe.

Behet fjale per nje bunker te ndertuar per shkak te frikes qe mund te shkaktonte nje perplasje atomike gjate luftes se ftohte. Vlera fillestare e bunkerit qe ndodhet ne parkun Peaks, ishte 500 sterlina por tashme ka arritur ne 27 mije.

Bunkeri mund te blihet ne faqen e ankandeve eBay ne internet. Hapesirat ne brendesi te tij jane te bollshme, rreth 225 metra katrore. Ka dy bare dhe nje tualet kimik si dhe nje vend vezhgimi. Bunkeri ndodhet 4 metra nen toke dhe ai u ndertua ne vitin 1959 dhe deri ne vitin 1991 eshte ruajtur nga  “Royal Obbserver Corps”.

Top Channel