Nje panel i perbere prej gjykatesve te EULEX-it dhe gjykatesve te Kosoves vendosen qe gjykimi i Albin Kurtit te shtyhet per daten 22 shkurt.

“Arsyeja e shtyrjes eshte qe te pandehurit t’i jepet nje kohe e mjaftueshme per te pergatitur mbrojtjen e tij, ne perputhje me dispozitat relevante te kodit te procedures penale” , thuhet ne njoftimin e shperndare nga EULEX, cituar nga RTK.

Kurti eshte akuzuar per pjesemarrje ne nje turme njerezish qe ka kryer veper penale: pjesemarrje ne nje grup qe ka penguar personat zyrtare ne kryerjen e detyres se tyre zyrtare dhe thirrje per rezistence. Keto tri shkelje supozohet se jane kryer gjate demonstratave te dates 10 shkurt 2007.

Top Channel